Kampionati Europian i moshës deri në 20 vjeç për Shqipërinë në basketboll për djem po rezulton jo vetëm i vështirë, por dhe dërrmues për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme. E fundit ka ardhur nga Kroacia, ndërsa kuqezinjtë e drejtuar nga Eni Llazani kanë pësuar humbjen më të thellë të këtij kampionati, me plot 53 pikë diferencë, 46-99.
Diferencat janë të mëdha në fushën e lojës dhe këto shihen që në periodën e parë, e cila ka përfunduar 31-11 për kroatët. 20-13 e dyta po për Kroacinë dhe në pushim 51-24. Kroacia nuk ka frena dhe vazhdon të thellojë diferencën e pikësh edhe pas pushimit. 27-8 perioda e tretë për Kroacinë me totalin 78-32. 21-14 e fundit, që vulos fitoren e Kroacisë, 99-46.
Tanimë kanë mbetur dhe dy ndeshje për kombëtaren e Shqipërisë U-20, që janë ndaj Italisë dhe Portugalisë, por që duket më shumë se sa e pamundur për të thyer kolonën zero të fitoreve në këtë grup “ferri”.