RTSH Sport Live

Hysaj dhe pasioni për… makinat

  • 18/02/2023
  • |
  • Të tjera
Hysaj dhe pasioni për… makinat

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale Elseid Hysaj ka lënë të kuptohet se përveç futbollit ka pasion edhe makinat. Nëse shoku i tij i skuadrës Felipe Anderson është “tifoz” i Volkswagen, për shkodranin zgjedhja është mjaft e vështirë.

Në garazhdin e tij ndodhen makina të markave të ndryshme, të cilat kanë një të përbashkët… janë të kushtueshme. Në rrjetet sociale shkodrani është parë pranë mjeteve si “Ferrari 458” (206 mijë euro), “Mercedes G-Class AMG” (187 mijë euro), “Jeep Wrangler” (84.290 mijë euro) dhe një “Lamborghini Aventador Svj” (430.730 mijë euro).