Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani do të vazhdojnë të mbeten jashtë klubit të Napolit edhe për ndeshjen e radhës të skuadrës e cila është në Ligën e Europës ndaj AZ Alkmar si pasojë e COVID-19. Të dy futbollistët shqiptarë rezultuan pozitivë teksa ishin të grumbulluar me përfaqësueset respektive, Shqipërinë dhe Kosovën. Ndërkohë, edhe në testet e fundit, duket se virusi ende ka gjurmë tek ta, ndaj është e pamundur të bashkohen rregullisht me skuadrën e kaltër. Kjo ndeshje do të transmetohet në RTSH 1 HD ditën e enjte në orën 21.00. Ndërkohë, te Napoli është shumë aktive tema e rinovimit të Hysaj, me shkodranin që duket gjithnjë e më larg klubit për shkak se nuk po gjehet marrëveshja në anën financiare. Shkodrani ka një mundësi për të vazhduar karrierën me Romën