RTSH Sport Live

Hysaj: Nëse nuk i shënon Anglisë, e pëson

  • 28/03/2021
  • |
  • Kombëtarja
Hysaj: Nëse nuk i shënon Anglisë, e pëson
Mbrojtësi i Napolit, një nga më të mirët në fushë për kuqezinjtë në ndeshjen me Anglinë

Elseid Hysaj, një nga më të mirët në fushë për kuqezinjtë, pavarësisht humbjes 0-2 përballë Anglisë. U desh të përballonte shumë sulme, shumë emra të mëdhenj, si Stërling. I vetëdijshëm për madhështin e kundërshtarit, por nuk harron të kujtojë se kuqezinjtë duhet të jepnin më shumë në fushën e lojës.

“E kemi pritur që të vegjël, të përballemi me Anglinë, me lojtarë të tillë. Emocionet ishin të pranishme, pasi kundërshtari është një emër i madh, por duhet të paraqiteshim më mirë në fushën e lojës. Duhet të shfrytëzonim ato raste që kishim, nëse nuk i shënon një skuadre si Anglia, e pëson”.

“Duelet janë të bukura me kundërshtarë të tillë, janë kundërshtarë të mirë. Me Sterling jam përballur edhe më parë, mendoj se arrita ta përballoj mirë”, ka deklaruar mbrojtësi kuqezi.