Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj është shfaqur i revoltuar pas ndeshjes që kuqezinjtë humbën 2-1 në në Stadiumin “Blumfilld” të Tel Avivit. “Mungon motivimi dhe entuziazmi, bëjmë gabime individuale. Nuk shikoj tek të rinjtë shpirtin që ne kemi patur dikur, nuk e di se çfarë ka ndodhur. Ne kur kemi ardhur në Kombëtare kemi dhënë gjithmonë maksimumin”.
“Duhet të analizojmë ndeshjen, të gjithë lojtarët gabojnë, por nuk duhet të pësojmë gol kur e humbasim topin në mesfushë. Nuk arrij të gjej përgjigjen përse po ndodh e gjithë kjo. Pozicioni im në fushë? Ndihem më mirë në krahun e djathtë, por kur trajneri më kërkon të luaj majtas, përpiqem të jap maksimumin”.