RTSH Sport Live

Hysaj përshëndet Napolin: 6 vite të mrekullueshme, por është një mirupafshim

  • 10/07/2021
  • |
  • Itali
Hysaj përshëndet Napolin: 6 vite të mrekullueshme, por është një mirupafshim
Mbrojtësi, tani te Lazio: "Tifozë, ju jeni të veçantë dhe unë do t'ju mbaj në zemrën time"

Për Elseid Hysaj ka jo vetëm gëzim dhe kuriozitet për një aventurë të re profesionale tek skuadra e  Lazio (ku do të gjejë mësuesin e tij, Maurizio Sarri), por edhe mirënjohje pas 6 viteve të kaluara me skuadrën e Napolit. Dhe mbrojtësi shqiptar, pas ekzaminimeve mjekësore me bardhekaltërit, ka përshëndetur napolitanët me një letër lamtumire: "Napoli, pas 6 vitesh ka ardhur koha për të thënë lamtumirë, një postim nuk është i mjaftueshëm për të falënderuar të gjithë, por unë dua të falënderoj shokët e mi të ekipit, klubin, magazinerët, Tommaso e madh që është një pjesë e historisë së Napolit, fizioterapistët dhe të gjithë ata që janë përfshirë në punë. Falënderoj gjithashtu njerëzit që takova gjatë kësaj periudhe, të cilët ishin të gjithë të mrekullueshëm dhe të dobishëm në udhëtimin tim”, shkruajti mbrojtësi kuqezi në mesazhin e tij në Instagram.

Më pas, falenderimi i Hysajt është për qytetin dhe tifozët. "Një falënderim i veçantë shkon për ju tifozët që më bëtë mua dhe familjen time të ndihemi si në shtëpinë. Jeni një qytet i veçantë dhe tifozë të veçantë, ju jepni kaq shumë për të gjithë ata që veshin fanellën e Napolit, por unë ju them se për mua ishte një nder për të veshur këtë fanellë. Për 6 vjet dhashë shpirtin tim, gjithmonë e djersita, gjithmonë përpiqesha ta nderoja fanellën, e vetmja gjë për të cilën pendohem është që nuk festova golin tim, atje me ju në një stadium të mbushur". Hysaj, kështu, e mbyll përvojën me napolitanët me 223 paraqitje, 1 gol dhe 10 asistime: "Kjo nuk është lamtumirë, është mirupafshim, siç thotë fraza e famshme 'kur shkon në Napoli qan dy herë, kur arrin dhe kur largohesh. Është e vërtetë, është tamam kështu, unë gjithmonë do t'ju mbaj në zemrën time”.