RTSH Sport Live

Hysaj rikthehet në fushë, Lazio eliminon Napolin nga Kupa

  • 05/12/2024
  • |
  • Itali
Hysaj rikthehet në fushë, Lazio eliminon Napolin nga Kupa
Mbrojtësi kuqezi ka luajtur një ndeshje të plotë, të fituar me rezultatin 3-1 nga skuadra bardhekaltër

Në fazën e 16-shes të Kupës së Italisë, Lazio mundi 3-1 Napolin dhe kalon në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e Inter-Udinese. Ritmi i lartë, gola dhe argëtim në Olimpico. Caprile priti një penallti të Zaccagni (20'), më pas Noslin merr përsipër situatën.

Tejet i frymëzuar dhe i ftohtë para portës, holandezi e vendosi ndeshjen me tre gola(32', 41', 50'), duke e bërë të kotë golin e momentit të Simeones (36') në pjesën e parë.

Në këtë ndeshje, ndikuar nga dëmtimet e shumta, u përfshi në skuadër edhe mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj. Një ndeshje e plotë e luajtur nga ana e tij, duke bërë rolin e protagonistit jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm. Ishte pjesëmarrës në aksionin ku u fitua penalltia e humbur më pas nga Zaccagni.