RTSH Sport Live

Hysaj te Lazio, kontratë 5-vjeçare

  • 13/06/2021
  • |
  • Itali
Hysaj te Lazio, kontratë 5-vjeçare
Pas mbërritjes së Sarrit, Lazio pritet të syrtarizojë dhe mbrojtësin kuqezi

Në Itali e konsiderojnë një marrëveshje të mbaruar, Elseid Hysaj së shpejti do të zyrtarizohet te skuadra e re, por pa ndryshuar kampionat, do të mbetet në Serinë A. Kontrata që lidh mbrojtësin kuqezi me Napolin do të skadojë në 30 qershor dhe nuk do të rinovohet. Hysaj do të largohet nga klubi me të cilin ka luajtur që nga viti 2015. E ardhmja e tij është te Lazio, e cila do të drejtohet në sezonin e ri nga Maurizio Sarri. Marrëveshja është bërë praktikisht, në një transferim falas, me një pagë që, siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, varion midis 1.5 dhe 2 milion euro, në përputhje me atë që ai merr aktualisht(1.6). Kontrata do të jetë për 5 vjet. Lamtumira me napolitanët u mor si e mirëqenë pas një negocimi të dështuar në muajt e fundit.

Operacioni me Lazio-n duhet të mbyllet tashmë në ditët në vijim. Hysaj, i cili ka luajtur për Napolin në gjashtë vitet e fundit, në fakt është gati të lirohet dhe është i lirë të vendosë për të ardhmen e tij. Lazio tashmë e kishte kontaktuar atë para mbërritjes së Sarrit. Pasi ish-trajneri i Juventusit, Chelsea dhe Napoli nënshkroi për bardhekaltërit, negociatat morën edhe më shumë forcë, gjithashtu sepse Sarri nuk hezitoi të jepte miratimin e tij për ardhjen e Hysajt.