RTSH Sport Live

I kërkon Guardiolës një selfie, por nuk arrin ta bëjë: reagimi i tij bëhet viral

  • 11/10/2022
  • |
  • Gosip
I kërkon Guardiolës një selfie, por nuk arrin ta bëjë: reagimi i tij bëhet viral
Trajneri i Manchester Cityt, protagonist i një momenti të vecantë në prag të ndeshjes së Champions

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka përjetuar një moment interesant pak çaste para konferencës për shtyp për të prezantuar ndeshjen kundër Kopenhagen, e vlefshme për ditën e katërt të fazës së grupeve të Champions League. Një gazetar danez iu afrua trajnerit spanjoll duke i kërkuar një selfie.

Por pavarësisht përpjekjeve të shumta, ai nuk arriti ta bënte foton, duke rezultuar në një moment të sikletshëm. Guardiola me një shprehje elokuente priti që kronisti të përfundonte punën. Fytyra e tij ka goditur të gjithë dhe ka ndezur komentet (të pashmangshme) në internet.