RTSH Sport Live

Ibra dopietë, Milan është +3 nga Inter

  • 18/01/2021
  • |
  • Itali
Ibra dopietë, Milan është +3 nga Inter
Vendos dopieta e suedezit, por kuqezinjtë mbeten në emergjencë: të shtunën me Atalantën mungojnë Romagnoli e Saelemaekers

Milani mori një fitore 2-0 në fushën e Cagliari-t, duke iu përgjigjur kështu fitores së Interit përballë Juventusit 24 orë më parë, duke u rikthyer në komandë të vetëm në klasifikim me një largësi prej 3 pikësh nga ndjekësi më i afërt.

Sfida është vendosur nga një dopietë e sulmuesit suedez, Ibrahimoviç, por kuqezinjtë mbeten në emergjencë, për shkak se për ndeshjen me Atalantën nuk do të kenë Romagnoli e Saelemaekers, që janë skualifikuar.

Por ajo që ka më shumë rëndësi për skuadrën e trajnerit Pioli është rikthimi i Ibrahimoviç. Dhe kjo është vlen si për golat e shënuar,  kontributi për ekipin, ashtu edhe për personalitetin e treguar.

Në Cagliari loja përfundoi pothuajse menjëherë, me një gol pas 7 'dhe një dyfishim në pjesën e dytë. Në mes, një ekip i aftë të kontrollojë pa shqetësime një kundërshtar po në krizë rezultatesh, por në çdo rast me disa shigjeta në hark.