Tani është edhe zyrtare: Zlatan Ibrahimovic është përfshirë në listën e trajnerit, Janne Andersson për ndeshjet që Suedia do të luajë kundër Gjeorgjisë e Kosovës (kualifikueset e Botërorit, 25 dhe 28 mars) dhe Estonisë (miqësore, 31 mars). Ibra nuk ka luajtur për ekipin kombëtar që nga viti 2016 dhe kur të zbresë në fushë, do të bëhet lojtari më i vjetër që ka veshur fanellën e pëfaqësueses skandinave.
Sigurisht, nuk ka munguar dhe reagimi i sulmuesit, ashtu siç ai di ta bëjë, duke postuar në Instagram, mesazhi në stilin e pastër Zlatan: "Kthimi i Zotit", pranë fotos që e portretizon atë me fanellën e kombëtares suedeze.
Objektivi, Euro 2021, por së pari duhet të rimarrë besimin e shokëve të skuadrës, pasi të jenë “varrosur” polemikat që kanë karakterizuar prej kohësh marrëdhënien e tij me trajnerin Andersson.
Vetë Andersson, në një konferencë shtypi, konfirmoi se keqkuptimet tani i përkasin të kaluarës, duke përfshirë kritikat e Zlatan për mosaktivizimin e Kulusevskit si titullarë: “është e kotë të gërmosh inatet e vjetra. Ne kemi zgjidhur atë që duhej tëzgjidhnim dhe kemi gjetur mënyrën për të ecurr përpara”.
Deri në Kampionatin Europian: "Po, unë jam i lumtur që Ibrahimoviç nuk është më i dëmtuar dhe ai ka qenë në gjendje t'i përgjigjet thirrjes - vazhdoi trajneri suedez -. Do të jetë pjesë e skuadrës për Kampionatin Europian”