RTSH Sport Live

Ibra: Mund të zbutni një luan, por jo Zlatan

  • 30/03/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
Ibra: Mund të zbutni një luan, por jo Zlatan
"Unë jam një përbindësh ndryshe", thotë ylli i ekipit të Milanos dhe përfaqësueses së Suedisë

"Mund të zbutni një luan, por nuk mund ta zbutni Zlatan. Është një kafshë ndryshe". Në një intervistë për 'Champions Journal, Ibrahimovic, sulmuesi i Milanit, i cili kohët e fundit është rikthyer për të veshur fanellën e ekipit kombëtar suedez, rrëfen sekretet e jetëgjatësisë së tij sportive: "Unë kam një problem, nuk jam kurrë i kënaqur. Unë jam 39 vjeç dhe, me atë që kam arritur, nuk kam më nevojë të punoj, sepse kam siguruar një jetë të mirë, por kam ende pasionin për atë që po bëj”.

“Unë gjithmonë dua më shumë. Ndoshta kjo është arsyeja pse unë jam këtu sot dhe  jam në gjendje të luaj dhe të bëj atë që po bëj, sepse nuk shoh shumë nga mosha ime duke bërë si unë. Momenti kur një lojtar është mbi 30 vjeç është kur ai fillon të bjerë dhe largohet. Pas 30 unë fillova të bëhem edhe më i fortë".

Ibra më pas u rikthye në dëmtimin e tij të gjurit në 2017 me fanellën e Manchester United: karriera e tij dukej e rrezikuar. “U desh një vit që të kthehesha dhe të ndjehesha i gjallë”,  tha ai. "Dua të jem i sinqertë, puna që bëra ishte shumë e mërzitshme. Ishte punë mendore që nuk isha mësuar. Jam mësuar të prek topin: hedhja, marrja, shënimi, duke përdorur imagjinatën time për të krijuar diçka”.

“Ndërkohë që, shikova orën dhe pyesja: 'Kur ka mbaruar? Kur kam mbaruar? A duhet ta bëj përsëri?  Por - vazhdon sulmuesi - unë kisha njerëz përreth meje që më shtynin dhe nuk më linin të përtoja. 'Duhet ta bësh, duhet ta bësh!', më thonin. Në fund, u ndjeva përsëri i gjallë”.