Zlatan Ibrahimoviç dënohet me vetëm një ndeshje skualifikim. Gjykatësi Sportiv, ka ndjekur një linjë të butë, duke evituar apelimin e vendimit nga ana e Milanit, në rast se futbollisti i vet do të dënohej me dy ndeshje. Raporti i dhënë nga Maresca nuk mundi që të ndalojë dot dënimin e dhënë ndaj futbollistit.
Por gjyqtari napolitan as nuk bëri përpjekjen më të vogël për ta justifikuar vendimin e dhënë ndaj Ibrës. Në fakt, deklarata e gjyqtarit motivon sanksionin duke nënvizuar se Ibrahimoviç, gjatë minutës së 15 të pjesës së dytë, kishte shqiptuar, me një qëndrim provokues, një kritikë mosrespektuese ndaj gjyqtarit të ndeshjes”.
Por gjithsesi fjalia “Je një bastard”, për të cilën u fol aq shumë nëpër media nuk ekziston. Madje edhe nga dëgjimi i audios në fushë, kjo shprehje nuk dëgjohej në asnjë moment. Dënimi ndaj Ibrahimoviç u dha thjesht si një mungesë respekti e futbollistit ndaj gjyqtarit në fushë.