RTSH Sport Live

Igor Da Silva, përforcimi i tretë për Flamurtarin

  • 10/01/2023
  • |
  • Kategoria e Parë
Igor Da Silva, përforcimi i tretë për Flamurtarin
Sulmuesi 26-vjeçar është bërë pjesë e kuqezinjve të Marselo Troisit në vazhdim

Igor Uanderson Da Silva është përforcimi i radhës për Flamurtarin. Në merkaton dimërore, kjo pas Mensah dhe Beqjas, ky është përforcimi i tretë për skuadrën e Marselo Troisit. Da Silva është sulmues i majtë, ndërsa është 26 vjeç. Në karrierën e tij ai ka luajtur me Gazishehir dhe Bursaspor në Turqi, Shkëndijan e Tetovës dhe së fundit me Uberlandia EC dhe Piraçiçaba në Brazil. Një përforcim që i vlen skuadrën vlonjate, ndërsa ka patur dhe largime mes të cilëve portieri Moçka, apo dhe Gocaj.

Flamurtari ka zbritur në fushën e stërvitjes që në ditët e para të janarit, ndërsa është duke u përgatitur denjësisht për fillimin e kampionatit më 28 janar. Vendi i dytë me 22 pikë për vlonjatët dhe barazimi në ndeshjen e fundit në dhjetor, 2-2 me Besëlidhjen, e bëjnë Flamurtarin që të kërkojë suksesin pikërisht në transfertën e Fierit ndaj Apolonisë vendëse. Priten dhe të tjera përforcime për Flamurtarit, kjo deri në përfundim të merkatos dimërore më 31 janar, ndërsa vlonjatët kërkojnë të kenë një skuadër dinjitoze për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.