RTSH Sport Live

Infantino: Botërori 2030, në Izrael dhe Emirate

  • 13/10/2021
  • |
  • Futboll Bota
Infantino: Botërori 2030, në Izrael dhe Emirate
Kreu i FIFA-s e ka diskutuar këtë nismë me kryeministrin izraelit, Benetin

Izraeli së bashku me vendet e rajonit, midis të cilëve edhe Emiratet Arabe, mund të presin Botërorin e Futbollit të vitit 2030. Kjo ide e presidentit të Fifa-s, Gianni Infantino, është diskutuar me kryeministrin e Izraelit, Naftali Bennett, në një takim të zhvilluar midis tyre, në Jeruzalem.

Infantino ndodhet në Izrael për të marrë pjesë në disa aktivitete të ndryshme sportive dhe me këtë rast ka diskutuar me bennettin edhe për Kupën e Botës në futboll, këtë aktivitet të rëndësishëm, të cilin Izraeli nuk ka mundur ta organizojë ndonjëherë.

Në takimin midis Infantinos e Bennettit janë diskutuar detaje të kësaj inisiative. Por gjithçka mbetet për t’u parë në takime të tjera. Të dy drejtuesit kanë rënë dakort për një takim tjetër, në të cilin do të marrin ndoshta edhe vendime.