RTSH Sport Live

Infantino në Tiranë

  • 26/09/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Infantino në Tiranë
Presidenti i FIFA-s do të përurojë investimin në FSHF, por do të takojë edhe Ramën

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do të vizitojë vendin tonë ditën e merkurë. Numri 1 i institucionit të futbollit botëror do të përurojë punimet që janë bërë në shtëpinë e futbollit shqiptar, atje ku janë ndërtuar dy fusha me bar natyral për të lehtësuar edhe më shumë punën e ekipeve kombëtare. Në takimin me drejtuesit e lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, Infantino do të vejë theksin në bashkëpunimin e ngushtë që FIFA ka pasur gjatë viteve të fundit me institucionin më të lartë të topkëmbës shqiptare, si dhe me të gjitha hallkat e futbollit në vendin tonë. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, njeriu më i rëndësishëm i lojës së futbollit në planet do të zhvillojë një takim të shkurtër edhe me kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Vizita e Infantinos është e dyta e nivelit të lartë në vendin tonë brenda këtij viti pas asaj të Alexandër Ceferin pak përpara zgjedhjeve në FSHF, ku u krijua një situatë e tensionuar për shkak të përplasjeve të vazhdueshme dhe mosmarrëveshjeve me disa nga shoqatat rajonale të FSHF-së