RTSH Sport Live

Inter, 11 fitore radhazi. Juve e Napoli nuk gabojnë

  • 11/04/2021
  • |
  • Itali
Inter, 11 fitore radhazi. Juve e Napoli nuk gabojnë
Një gol i mbrojtësit, me një asist nga Hakimi, i jep trajnerit Conte suksesin e 11-të me radhë

Në javën e 30-të të Serisë A, Inter mundi Cagliari 1-0, “pushtoi” fitoren e 11-të me radhë dhe dërgoi Milanin në -11 në renditje. Në San Siro, sardët rezistojnë për një kohë të gjatë, me portierin e tyre Vicario, që tregohet super  ndaj Eriksen dhe Darmian në pjesën e parë dhe përsëri ndaj danezit  dhe Sensit në pjesën e dytë. De Vrij goditi traversën (69 '), më pas, në minutën e 77-të, erdhi goli i Darmian nga një asist i Hakimi.

Juve nuk gabon dhe i jep vazhdimësi fitores së arritur në ndeshjen e rikuperuar me Napolin. Këtë të diel ekipi i Pirlos mundi Genoa me rezultatin 3-1 dhe vazhdon të sulmojë vendin e dytë, që mbahet nga Milani. Në Allianz Stadium, Kulusevski (4 ') zhbllokoi ndeshjen pas një veprimi të bukur nga Cuadrado, pastaj Morata (22') dyfishoi me ndihmën e CR7. Në pjesën e dytë Scamacca (49 ') rihapi ndeshjen, por McKennie (70') ka hipotekuar fitoren.

Napoli mundi Sampdoria në Genova dhe ruan distancën nga grupi që lufton për një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Është Fabian Ruiz, dhjetë minuta nga fundi i pjesës së parë, pas një kombinimi të bukur me Osimhen dhe Zielinski, që sjell avantazhin. Në pjesën e dytë është vetë nigeriani, pas një arratisje të vetmuar, kujdeset për mbylljen e ndeshjes që vazhdon ta bëjë Gattuso të ëndërrojë Europën, 2-0.