RTSH Sport Live

Inter, Conte prezanton derbin e Italisë

  • 16/01/2021
  • |
  • Itali
Inter, Conte prezanton derbin e Italisë
Trajneri i Interit vlerëson arritjet e Juventusit në dekadën e fundit

Nje ndeshje mes dy skuadrave me ambicje. Kështu e prezanton Antonio Conte derbin e Italise mes Interit dhe ish-skuadrës, Juventus, që e riktheu në majën e Italisë. Trajneri zikaltër zgjedh diplomacinë dhe nuk zhnalancohet kur pyetet për strategjinë, që do të ndjekë apo pikat e dobëta apo të forta të kundërshtarit. 

“Është e natyrshme të them që Juve duhet të jetë një pikë referimi për atë që ka bërë vitet e fundit. Nuk mund të them nëse Juve eshte favorite ose jo për titullin. Ne duhet të kemi respekt për një skuadër, që kërkon të dominojë për të dhjetin sezon rresht”, thekson tekniku puljez në konferencën e shtypit.

Në vijim Conte nënvizon se gjatë sezonit te kaluar, Interi e ngushtoi disi diferencën me rivalët nga Torino ndërsa shtoi se shpreson që distanca të ngushtohet edhe më shumë këtë sezon. ''Ne duhet të vazhdojmë të punojmë me disa detaje si vendosmëria dhe dëshira për të marrë maksimumin. I kemi mundësitë ta bëjmë një gjë të tillë”, thekson Antonio Conte sipas te cilit, Eriksen dhe Vidal mund ta ndihmojnë shumë skuadrën e tij.