RTSH Sport Live

Inter, Conte: Të përfundojmë atë që kemi nisur

  • 06/04/2021
  • |
  • Itali
Inter, Conte: Të përfundojmë atë që kemi nisur
Trajneri i zikaltërve: Djemtë e kuptuan që grupi vjen para individit

Sfida kundër Sassuolo, për të rritur distancën me ndjekësit, për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në Serinë A. Interi I trajnerit Conte nuk dëshiron shpërqëndrim në rrugën drejt objektivit. “Ne po bëjmë gjëra të rëndësishme - komentoi trajneri zikaltër - tani duhet të përfundojmë rrugëtimin”.  Gjithmonë Lukaku në qendër të sulmuesit i cili lartësoi grupin:  "E rëndësishme është gjithmonë ‘ne’ që vjen përpara ‘unë’. Djemtë e kanë kuptuar".

A ishte ndeshja e parë pika së kthesës edhe nga këndvështrimi i qëndrueshmërisë mbrojtëse?

"Zakonisht, nëse doni të luani një rol kryesor në kampionat, duhet të ketë ekuilibër. Në fillim të sezonit kemi pësuar shumë gola sepse nuk kishte ekuilibrat e duhur, ngadalë kemi ardhur të bëjmë vlerësime së bashku me djemtë për të gjetur formulën më të mirë".

Sa ndikim do të ketë fakti që keni pasur pak kohë për tu rikuperuar?

"Kjo do të ndikojë, si për ne dhe për Sassuolo. Ne jemi mësuar të luajmë çdo tri ditë, në këtë rast katër. Përtej rimëkëmbjes, e rëndësishme është që të kemi entuziazëm dhe dëshirë. Ne po bëjmë gjëra të rëndësishme, por në kohën e duhur rrugëtimi duhet të kompletohet".

Interi vrapon mesatarisht 113 km për ndeshje, askush si ju: sa i rëndësishëm do të jetë në këtë fazë të fundit?

"Gjendja fizike është e rëndësishme, lojtari duhet të ndihet mirë në lojë. Përtej mesatares, e rëndësishme është që gjithmonë të vrapohet në mënyrën e duhur, në fazën e posedimit dhe mos posedimit".

Interi në vendin e parë në raportin e gjuajtjeve në portë / gola të shënuar: a është bërë skuadra aq cinike sa dëshironit?

"Gjëja e rëndësishme është të përpiqesh të përfitosh nga shanset që krijon. Ne jemi skuadra që krijojmë më shumë në zonën kundërshtare, kur ndodh rasti i duhur duhet të përpiqesh të shënosh. Gjithashtu sepse më së shumti barazon, nëse është në rregull për ty”.

Lukaku pas Bolonjës tha se nuk do të ishte askush pa ekipin…

"Në të gjitha ekipet, të menduarit me "ne" është gjëja më e rëndësishme, gjithashtu sepse individi nuk e bën ekipin të fitojë. ËShtë grupi që rrit individin, djemtë e kanë kuptuar këtë dhe po punojnë në këtë drejtim".

Sa është rritur Lautaro në fazën mbrojtëse?

"Ai është rritur në gjithçka, me dhe pa top. Në mbajtjen e topit, në sulmimin e thellësisë. Si të tjerët, ai ka bërë disa përmirësime me të vërtetë të rëndësishme, tani duhet të vazhdojë në këtë rrugë. Duke llogaritur moshën e tij të re, ai ka një të ardhme të shkëlqyer përpara tij. Do të varet vetëm nga ai ".