RTSH Sport Live

Inter, Inzaghi: Le t'u japim tifozëve një ëndërr tjetër

  • 17/03/2023
  • |
  • Futboll Bota
Inter, Inzaghi: Le t'u japim tifozëve një ëndërr tjetër
Trajneri zikaltër për shortin: “Dy ndeshje të mrekullueshme ndaj Benfikës”

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka komentuar shortin e Ligës së Kampioneve ku të besuarit e tij do të përballen me portugezët e Benfikës në çerekfinale.

 “Kundër Benfikës do të ketë dy ndeshje të mrekullueshme me një atmosferë fantastike dhe tension të duhur, të denjë për rëndësinë e këtij kompeticioni – tha Simone Inzaghi pas shortit të Champions -  Benfica është një ekip i fortë me traditë të madhe, që fitoi grupin duke luajtur shumë mirë. Megjithatë, ne nuk kemi mbetur prapa dhe duam të jemi gati për t'i dhënë një tjetër ëndërr fansave tanë”.

“Interi është rikthyer duke luajtur në një çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe ne jemi shumë krenarë për këtë sepse një klub si i yni meriton të luajë këtë lloj ndeshjeje – shtoi trajneri zikaltër – Do të jenë dy ndeshje emocionuese dhe të komplikuara. Ne do të bëjmë çmos që të mos i lëmë asgjë fatit dhe të përpiqemi ta kalojmë”.