RTSH Sport Live

Inter, Inzagi: Gjithçka në dorën tonë

  • 24/11/2021
  • |
  • Futboll Bota
Inter, Inzagi: Gjithçka në dorën tonë
"E dimë që gjithçka është në dorën tonë. Do të përballemi me një skuadër që di të luajë mirë futboll”

Fitorja 3-2 ndaj Napolit, ka projektuar Interin e Inzaghit drejt sfidës së ardhshme në Champions kundër Shakhtar Donetsk. Zikaltërit kërkojnë kualifikimin dhe aktualisht ndodhen në vendin e dytë në grupin D me 7 pikë të marra në katër ndeshje. Ukrainasit nuk matematikisht nuk janë jashtë synimeve për t’u kualifikuar, por duhet të fitojnë kundër Dzekos me shokë për të mbetur në garë. Inter e Shakhtar Donetsk janë përballur gjashtë herë me njëra-tjetrën.

3 ndeshje janë mbyllur 0-0. Ukrainasit nuk kanë fituar asnjëherë me zikaltërit, ndërkohë që skuadra italiane ka fituar dy herë. Shakhtar ka arritur të fitojë 6 ndeshjet e fundit në kampionatin kombëtar dhe vjen me një optimizëm në prballjen me Interin. Ndërsa zikaltërit duan me çdo kusht kualifikimin në Champions. Trajneri i Interit thekson se gjithçka është në dorën e skuadrës që ai drejton.

"E dimë që gjithçka është në dorën tonë. Do të përballemi me një skuadër që di të luajë mirë futboll – ka thënë Simone Inzaghi. – Kanë një trajner të mirë ndaj duhet të luajmë mjaft mirë dhe saktë”. Inzaghi ka pranuar se kanë probleme Correa e Barella, ndërsa shpreson që Lautaro të jetë në një ditë të mirë dhe të ketë rikuperuar forcat.

Në sfidën ndaj ukrainasve nuk do të jenë De Vrij e Sanchez. Nëse zikaltërit fitojnë me Shaktar, atëherë sigurojnë kualifikimin edhe pse kanë ende një ndshje për të luajtur në fazën e grupeve.