RTSH Sport Live

Inter, Inzagi nuk e bën dramë: Një mbrëmje jo e mirë, por…

  • 28/09/2021
  • |
  • Futboll Bota
Inter, Inzagi nuk e bën dramë: Një mbrëmje jo e mirë, por…
Trajneri i zikaltërve pas 0-0 kundër Shakhtar: "Grupi mbetet shumë i balancuar, do të shohim se si do shkojë përballja e dyfishtë me Sherif".

Simone Inzaghi nuk e bën dramë pas 0-0 kundër Shakhtar Donetsk, ndërsa Interi i tij ka vetëm një pikë në Grupin D të Ligës së Kampionëve: "Ne u përballëm me një ekip të fortë, teknikisht të mirë dhe që bëri shumë driblime”, tha trajneri zikaltër në fund të ndeshjes -. Ne kishim pengesën e mos shfrytëzimit të mundësive, portieri i tyre ishte në një mbrëmje të mrekullueshme. Edhe në një mbrëmje jo aq brilante kishim pesë mundësi shënimi dhe mund të fitonim, duke marrë në konsideratë atë që krijuam".

Inzaghi më pas u përqëndrua në analizën e situatës në grup: "Grupi është shumë i ekuilibruar, tani le të shohim se si do të shkojë përballja jonë e dyfishtë me Sherif dhe atë të Shakhtarit me Real Madridin. Pastaj do të shohim se si do shkojë përballja direkte në nëntor në shtëpi".

Më në fund një koment për mbrëmjen e Dzeko dhe Martinez dhe hyrjen e Correa dhe Sanchez të rikthyer: "Unë mendoj se Edin dhe Lautaro kishin një garë të shkëlqyer. Ata sakrifikuan veten për ekipin. Së pari të dy ata, pastaj edhe Correa dhe Sanchez, kanë filluar të ndihen mirë. Kemi shumë ndeshje të ngjeshura,  dinim se ishte një sfidë e ndërlikuar jashtë fushe dy ditë e gjysmë pas ndeshjes kundër Atalantës".