RTSH Sport Live

Inter-Juve, Morati: Ajo penallti prishi ndeshjen

  • 25/10/2021
  • |
  • Itali
Inter-Juve, Morati: Ajo penallti prishi ndeshjen
Fjalët e ish-presidentit zikaltër për episodin e penalltisë që lejoi Dybala të barazonte

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka folur në mikrofonat e 'Radio Anch'io Sport' në Rai RadioUno dhe është ndalur veçanërisht tek penalltia e akorduar mbrëmë nga arbitri Mariani për Juventusin dhe e shndërruar në 1-1 përfundimtar nga Dybala.

Moratti është i bindur se ajo penallti e prishi ndeshjen: "Nuk e di nëse ta quaj penallti, por situata e djeshme sigurisht që e prishi pak ndeshjen. Nuk më është dukur se kishte një pengim kaq të dukshëm për të përmbysur një lojë në mënyrë dramatike".