RTSH Sport Live

Inter: kush është Kristjan Asllani, zëvendësuesi i Brozovic

  • 30/06/2022
  • |
  • Kombëtarja
Inter: kush është Kristjan Asllani, zëvendësuesi i Brozovic
Talenti shqiptar i ardhur nga Empoli, ku ishte një pjesë e çmuar e të rinjve dhe që kaloi në ekipin e pare

Ardhja e tij te Interi duket se u la në hije nga ajo e rikthimit zyrtar të Romelu Lukakut. Por historia e Kristjan Asllanit meriton të tregohet. Është perla e shumëfishtë e sektorit të të rinjve të Empolit, ku djaloshi i lindur në 2002 e bëri të gjithë procesin në tërësi. Ai ka lindur në Shqipëri (sot është tashmë pjesë e kombëtares për të rriturit e Edy Rejës), në Elbasan. Babai i tij ishte i pari që mbërriti në Itali, më pas pjesa tjetër e familjes, u vendos në Buti, në provincën e Pizës, një qytet i vogël me rreth 4 mijë banorë, i famshëm për fabrikat e tij të makaronave. Në njërën prej tyre gjeti punë nëna e Kristjanit. Nga ana tjetër, babai punon për ujësjellësin e rajonit të Toskanës.

Asllani vjen si “zëvendës” i Marcelo Brozovic, për t’i dhënë një minimum frymëmarrjeje, pasi kroati sezonin e kaluar u përdor papushim. “Ka karakteristika e një kampioni, nuk e humbet topin dhe luan kudo”, tha Aurelio Andreazzoli për të. Dhe në fakt është kështu: ish-trajneri i Romës e përdor para mbrojtjes, por Asllani në çerdhet e Empolit luante edhe si mesfushor sulmues që sheh golin, duke shënuar 22 gola në 5 vjet.

Në sezonin 2021-2022 del në skenë  pas huazimit të mikut të tij Samuele Ricci në Torino. Me një asistim të gjatë nga Riccardo Fiamozzi, ai kap topin në mënyrë elegante në zonë dhe, në San Siro kundër Interit, mposht Samir Handanovic, me golin e tij të parë në Serinë A. Gati një shenjë fati. Asllani, i zbuluar në fëmijëri nga një tjetër flamur empolez si Francesco Pratali (i cili e drejton menjëherë te klubi i Presidentit Corsi), është një ‘jolly’ i vërtetë në mesfushë.

Jo vetëm e pajisur me një prekje elegante dhe një vizion loje mjaft të zhvilluar, por edhe me një rezistencë jo indiferente. Ai tashmë e di se si të fitojë: në sezonin 2020-2021, me toskanët, ai fitoi titullin Primavera. Interi tani shpreson të ketë një yll të ardhshëm në duart e tij.