RTSH Sport Live

Inter, mendon Lukaku: 2-1 me Fioren në minutën e 119-të, derbi në çerekfinale

  • 13/01/2021
  • |
  • Itali
Inter, mendon Lukaku: 2-1 me Fioren në minutën e 119-të, derbi në çerekfinale
Nëkohën e rregullt shënuan Vidal me Penallti dhe Kouame. Në frymën e fundit vendosi goli i belgut. Në çerekfinale e prêt Milani

Conte është i kënaqur që ka arritur të kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë (dhe me Lukakun e zakonshëm), që është dhe derbi me Milanin. Por në të njëjtën kohë, mund të jetë dhe i zemëruar pas energjive të harxhuara në 120 minuta lojë, kur të dielën e prêt një ndeshje shumë e rëndësishme, ajo me Juventusin

Sigurisht, në Firence, Interi i tij kaloi i pari në avantazh, por më pas komplikoi gjithçka, siç ndodh shpesh: gabime të pashpjegueshme para portës dhe dhurata për kundërshtarët e tyre, përzierja e zakonshme. Fiorentina del nga Kupa me kokën lartë, para syve të Commisso, nuk u dorëzuan pas një gjysme të parë shumë të zbehtë, përkundrazi ata frikësuan një skuadër me përmasa krejt të ndryshme.

Pavarësisht ritmit aspak premtues, është Inter që krijon më shumë dhe arrin të gjejë golin me penallti, me autor Vidal. Pjesa e dytë nis me një gabim të zikaltërve, që i kishin të gjitha mundësitë për të shënuar 2-0, por Lautaro gabon. Fiorentina, me kalimin e minutave rrit ritmin dhe arrin të gjejë golin e barazimit me Kouame. Në shtesë, është Lukaku, që përfiton për të shënuar golin e kualifikimit në minutën e 119-të.