Debutimi me kampionët italianë për ITA, linja ajrore e re që sot përuroi programin e saj të fluturimeve charter, duke transportuar futbollistët dhe stafin e Interit nga Milano në Romë, ku zikaltërit e Simone Inzaghi do të përballen me Lazion e Maurizio Sarrit në Olimpico nesër.
"Ne jemi shumë të lumtur që festojmë, në këtë ditë të rëndësishme për ITA, fillimin e operacioneve të charterit dhe për të ndarë emocionin e inaugurimit të sotëm me klubin kampion të Italisë, që ka bërë historinë e futbollit në vendit tonë - thotë Alfredo Altavilla, president i ITA -. Me Inter ne ndajmë vlerat e meritës dhe pasionit, por mbi të gjitha ambicia për të qenë një pikë referimi për Italinë dhe një lojtar kyç në promovimin e përsosmërisë së vendit tonë në botë”.
Në të njëjtën linjë, edhe Beppe Marotta: “Ne jemi krenarë që jemi ekipi i parë italian që fluturon me ITA - tha CEO i klubit zikaltër -. Ndoshta ishte e destinuar që Kampionët në fuqi të Italisë ta kishin këtë nder dhe të përjetonin këtë emocion reciprok”.