RTSH Sport Live

Inter-Real Madrid, Inzagi: Duhet ndeshje perfekte

  • 14/09/2021
  • |
  • Futboll Bota
Inter-Real Madrid, Inzagi: Duhet ndeshje perfekte
Trajneri i zikaltërve, në prag të ndeshjes së parë evropiane të sezonit, foli për përballjen me Ancelotti-n

Harrojeni rënien e përqendrimit në Genova, përpara është një sfidë që të fut të dridhurat. Fillimi në Ligën e Kampionëve në krye të Interit nuk mund të ishte më stimulues dhe prestigjioz. Në San Siro, Simone Inzaghi do të përballet me Real Madridin e Carlo Ancelotti, një mjeshtër autentik i kompeticionit pasi, si lojtar dhe trajner, ai ishte në gjendje të bashkonte 5 trofe. Inzaghi, në konferencën për shtyp në prag në prag të kësaj sfide ka deklaruar:

"Edicionet e kaluara nuk llogariten, përfshirë sfidat me Realin. Të gjitha ato përfaqësojnë të kaluarën. Ne kemi një mundësi të shkëlqyer për të shkruar një faqe të re për të tashmen tonë. Nuk është një grup i lehtë, por ne duam ta kalojmë atë".

Sa e rëndësishme është përvoja në ndeshje të tilla?

"Përvoja është shumë e rëndësishme. Ne e dimë që nga dita e hedhjes së shortit se grupi nuk është shumë i lehtë, përveç Realit janë edhe dy skuadra të tjera, që do të bëjnë gjithçka për të na vënë në vështirësi. Ne jemi rikuperuar nga ndeshja e Genoas, jemi duke u përgatitur për një ndeshje shumë të mire, kundër një ekipi me një histori të madhe, si përsa i përket trajnerit ashtu edhe lojtarëve".

Çfarë do të thotë të sfidosh një trajner më me përvojë si Ancelotti?

"Mes Ligës së Evropës dhe Kampionëve mendoj se jam afër 50 ndeshjeve si trajner, është e qartë se Ancelotti ka më shumë përvojë se unë, mund të them që ne po e përgatisim lojën në mënyrën më të mirë të mundshme. Duhet të luajmë me thikë mes dhëmbëve, me shpresën se do të jemi në ditën tonë më të mirë. Është bukur të bëjmë debutimin tonë para fansave tanë në një skenë si kjo. Ne luajtëm më 21 gusht për herë të fundit, ka kaluar kohë".

Çfarë mund të na thoni për formacionin?

"Më duhet të vlerësoj gjendjen e Bastonit, u stërvit lehtë, ka optimizëm por duhet të shohim përgjigjet që do të japë".

Çfarë duhet përmirësuar?

"Gjithmonë ka vend për përmirësim, me Sampdoria ne u ndëshkuam duke luajtur në inferioritet numerik, gjithashtu duke parë të dhënat statistikore. Keqardhje si për rezultatin ashtu edhe për mënyrën se si u përgatit ndeshja. Performanca ishte atje, ne krijuam shumë, por para nesh kishim një kundërshtar që bëri një ndeshje të madhe”.

Cilat janë armët e Realit?

"Ancelotti është një nga trajnerët më të suksesshëm në histori, një trajner i madh me të cilin është kënaqësi të flasësh për futbollin, ai gjithmonë arrin të japë një organizim të madh. Pastaj është momenti i shkëlqyer i Vinicius, por ne nuk mund të mendojmë vetëm për të, rrezikojmë të harrojmë kaq shumë lojtarë të tjerë, ka shumë talent tek Reali dhe Vinicius do të jetë një nga të vëzhguarit special. Ata kanë një organizim të shkëlqyer. Ancelotti u jep skuadrave të tij një lojë të shkëlqyer në sulm dhe ne do të duhet të jemi të mirë në mos dhënien e hapësirave".