Pak ditë nga finalja e madhe e Ligës së Kampioneve, takim ky që do të ndiqni direkt në RTSH 1 të shtunën më 10 qershor, Inter-i mbyll sezonin në Serie A përballë Torinos në “San Siro”.
Për këtë duel dhe atë me City-n, ziklatrit kanë një surprizë për tifozët pasi do të zbresin në fushë me një risi. Pas mbylljes të akordit me “Digitalbits”, Interi ka arritur një marrëveshje me një tjetër sponsor. Bëhët fjalë për kompaninë e njohur kinematografike amerikane “Paramamount” e cila reklamon platformën e saj digjitale “Paramount+”. Për dy takimet e fundit të sezonit ku Interi do të mbajë veshur këtë logo. Shoqëria italiane do të arkëtojë plot 10 milionë euro.
Ndërsa sipas vetë Inter-it, Steven Zhang u ka premtuar lojtarëve plot 10 milionë euro premio në rast se në Stamboll do të jenë ata që do të fitojnë Champions-in përballë City-t.
Sa i përket takimit të sotëm mendohet se Inzaghi nuk do të bëjë rotacion masiv. Mendohet se vetëm disa lojtarë, të cilët nuk kanë luajtur shumë gjatë sezonit, do të nisin sot nga minuta e pare ndeshjen me Torinon.