RTSH Sport Live

Interi barazon me Atalantën, Milani në vend të parë

  • 25/09/2021
  • |
  • Itali
Interi barazon me Atalantën, Milani në vend të parë
Zikaltërit nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2-2 në “San Siro”, kuqezinjtë kanë marrë një fitore 2-1 në fushën e Spezia

Falë barazimit të Interit, në pritje të Napolit, skuadra e Milanit ka arritur të rrëmbejë vendin e parë, me 16 pikë  në Serinë A pas fitores 2-1 me Spezian në javën e gjashtë. Zikaltërit nuk kanë mundur të mbajnë ritmin në “San Siro” në një përballje të çmendur me Atalantën duke mbyllur gjithçka në barazim 2-2 dhe mbetet në vendin e tretë me 14 pikë. Napoli i vendit të dytë, me 15 pikë, luan të dielën në shtëpi, ku do të presë Cagliarin, për të tentuar edhe njëherë rikthimin në vend të parë, mëse e mundur.

Gola, polemika dhe emocione në San Siro, ku Interi dhe Atalanta barazuan 2-2. Zikaltërit shënuan të parët me Lautaro Martinez (5 '), por u rikuperuan dhe u tejkaluan nga Malinovskyi (30') dhe Toloi (38 '). Ukrainasi goditi shtyllën me një goditje dënimi (51 '), ndërsa Interi arriti të barazojë me Dzeko (71'). Finalja ishte pë rata që e kanë zemrën shumë të fortë: Dimarco ekzekuton një penallti,që ndalet nga traversa (86 '), ndërsa VAR anulon golin e Piccoli në minutën e 88-të, që do të kishte dhuruar fitoren 3-2 të Atalantës.

Milani ka arritur të marrë një fitore 2-1 në fushën e Spezia-s. Në fakt, një vëmendje e veçantë në këtë sfidë ishte për Daniele Maldinin, I cili debutoi si titular dhe gjithashtu shijoi dhe golin e parë me fanellën kuqezi, goditje e saktë me kokë në fillim të pjesës së dytë. Në dhjetë minutat e fundit, një devijim nga Verde solli barazpeshën në 1-1, por Diaz në minutën e 86-të arriti të shënojë golin me vlerën e tri pikëve. Një fitore që I ka dhënë vendin e parë skuadrës së Milanit, në kuotën e 16 pikëve.