RTSH Sport Live

Interi e bën dramë, “zhduket” nga Europa. Reali e M’gladbah kualifikohen

  • 10/12/2020
  • |
  • Futboll Bota
Interi e bën dramë, “zhduket” nga Europa. Reali e M’gladbah kualifikohen

Reali ka bërë detyrën në ndeshjen e fundit, duke u kualifikuar si e para e grupit. Interi e bën dramë, mbetet jashtë Europe. Atletico ka arritur të sigurojë kualifikimin në transfertë, ndërsa Bayern e City kanë bërë detyrën pa u shqetësuar se çfarë ndodh me kundërshtarët.

GRUPI A – Bayern ka bërë detyrën dhe në ndeshjen e fundit, duke fituar 2-0 në shtëpi përballë Lokomotiva të Moskës, pavarësisht se objektivat ishin arritur më parë. Sule 63’ dhe Choupo-Moting 80’ firmosën suksesin e bavarezëve. Në sfidën tjetër të këtij grupi, atë më të rëndësishmen, Atletico ka marrë një fitore 2-0 në fushën e Salzburg. Hermoso 39’ dhe Carrasco 86’ firmosën kualifikimin e spanjollëve për në fazën tjetër të Champions.

RENDITJA/GRUPI A

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Bayern 

6

5

1

0

18

5

+13

16

2

Atletico 

6

2

3

1

7

8

-1

9

3

Salzburg

6

1

1

4

10

17

-7

4

4

Lokomotiv

6

0

3

3

5

10

-5

3

 

GRUPI B – Ekuacioni më i vështirë në këtë ditë të fundit të fazës së grupeve ka marrë zhgjidhje: Real e M’gladbach në Champions, Shakhtar në Europa League dhe Inter jashtë Europës. Reali ka zgjidhur gjithçka me dy gola të Benzema përballë M’gladbach, ndërsa Interi nuk ka mundur të bëjë asgjë përballë Shakhtar në San Siro, duke u mbërthyer në një barazim 0-0.

RENDITJA/GRUPI B

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Real Madrid

6

3

1

2

11

9

+2

10

2

Borussia M.

6

2

2

2

16

9

+7

8

3

Shakhtar

6

2

2

2

5

12

-7

8

4

Internazionale

6

1

3

2

7

9

-2

6

GRUPI C – Manchester City nuk është kursyer aspak përballë Marseille, duke marrë një fitore 3-0. Gjithçka është zgjidhur në pjesën e dytë me gola të Torres 48’, Aguero 77’ dhe Sterling 90’. City është kualifikuar si e para e grupit, ndërsa Marseille mbetet jashtë. Në sfidën tjetër, Porto ka marrë një fitore 2-0 në transfertën me Olympiacos. Portugezët kualifikohen si të dytët në Champions, ndërsa skuadra greke do të vazhdojë në Europa League.

RENDITJA/GRUPI C

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Manchester City

6

5

1

0

13

1

+12

16

2

Porto

6

4

1

1

10

3

+7

13

3

Olympiakos

6

1

0

5

2

10

-8

3

4

Olympique Mars…

6

1

0

5

2

13

-11

3