RTSH Sport Live

Interi fiton por luan shëmtuar? Conte hesht kritikët me një video

  • 08/04/2021
  • |
  • Itali
Interi fiton por luan shëmtuar? Conte hesht kritikët me një video
Trajneri i zikaltërve postoi videon e golit të Lukaku ndaj Sassuolo në llogarinë e tij në Instagram

Antonio Conte është gjithmonë i gatshëm për tu dhënë një përgjigje të gjithë atyre që e kërkojnë një të tillë. E fundit, ndaj atyre që thonë për Interin: “fitues, por i shëmtuar”. Trajneri zikaltër postoi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram videon e golit të momentit 1-0 kundër Sassuolo të Lukaku, në ndeshjen që përfundoi 2-1 për Interin. Goli lindi nga një seri prej 9 pasimesh me krosimin e Young për kokën e sulmuesit belg.

Shoqëruar nga postimi i thjeshtë me një "4-2-4" shoqëruar me një top dhe një zemër. Një mënyrë për t'iu përgjigjur kritikëve pas shakasë që tha në konferencën për shtyp pas lojës: "Lojë e bukur? Ne do të shkojmë te estetistja ...".

Videoja mblodhi 175,000 shikime dhe mijëra komente në më pak se një orë. Mes mesazheve të mbështetjes për trajnerin gjithashtu një i veçantë nga një tifoz vip, përkatësisht Alessandro Cattelan i cili me ironi shkruan: "si luajmë keq ... sa e shëmtuar".