RTSH Sport Live

Interi mbijeton në Portugali, në çerekfinale pas 12 vitesh

  • 14/03/2023
  • |
  • Futboll Bota
Interi mbijeton në Portugali, në çerekfinale pas 12 vitesh
Në Do Dragao, zikaltërit mbrojtën fitoren e tyre në ndeshjen e parë, lusitanëte Sergio Conceiçao eliminohen

Interi është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve falë barazimit 0-0 ndaj Portos, që pasoi atë fitore 1-0 në ndeshjen e parë. Në Do Dragao, skuadra e Inzaghit bëri një lojë të rregullt dhe kompakte. Prodhimi sulmues i Dzeko dhe Lautaro Martinez ishte pothuajse zero, por falë suksesit 1-0 në San Siro, mjaftoi barazimi pa gola për t'u kthyer në 8 më të mirët në Evropë dymbëdhjetë vjet pas herës së fundit.

Me pak fjalë ekziston edhe Interi në mesin e tetë më të mirëve në Evropë. Zikaltërit me pak çmenduri proverbiale finale rezistuan në Porto duke kapitalizuar 1-0 në Meazza dhe duke rrezikuar vetëm në kohën shtesë pas nëntëdhjetë e katër minutave kontroll.

Në xhirot e fundit, gjithçka ndodhi fillimisht me pritjen e Dumfries, pastaj me pritjen e mrekullueshme të Onanës nga gjuajtja e Taremit dhe me ndihmën e shtyllës, por topi nuk përfundoi në rrjetë dhe rruga e formacionit të Conceiçao ndalet këtu.