Interi ka arritur të marrë një fitore 2-0 në shtëpi përballë Spezia-s në ndeshjen e vlefshme për ditën e 15-të të Serisë A dhe shënoi fitoren e tretë radhazi, duke vijuar ecurinë drejt majës, momentalisht të dytët në klasifikim duke zhvendosur Milanin. Zikaltërit dominuan që në minutat e para të lojës, e zhbllokuan në minutën e 36-të me një gjuajtje të Gagliardinit dhe më pas dyfishuan në pjesën e dytë falë penalltisë së Lautaro (58'). Për ish-mesfushorin zikaltër, Thiago Motta, renditja po bëhet gjithnjë e më shqetësuese.
Ndërkohë, në sfidën tjetër Bolonja mposhti Romën 1-0 dhe sheh vendin e pestë të zënë nga verdhekuqtë shumë afër (-1). Pjesa e parë e Dall’Arës i sheh formacionin e Mihajloviç në avantazh falë një goli të Svanberg në minutën e 35-të, me Abrahamin (i pezulluar për ndeshjen e së shtunës kundër Interit) duke humbur dy raste të mira në pjesën e parë. Rikuperim i komplikuar për djemtë e Mourinhos, të cilët gjithsesi shfaqen rrezikshëm me Mkhitaryan në dy momente radhazi, por kjo nuk mjafton.