RTSH Sport Live

Interi “shkatërron” Sampdorian, pesë gola për të festuar titullin

  • 08/05/2021
  • |
  • Itali
Interi “shkatërron” Sampdorian, pesë gola për të festuar titullin
Gol dhe asist për Gagliardinin, dopietë për Sanchez. Në pjesën e dytë firmosin dhe Pinamonti e Lautaro

Një pesëshe për titull, për të festuar në fushë titullin kampion të Italisë: Conte nuk toleron, Interi i tij, një makineri golash dhe pikësh, “shkatërron” Sampdorian, pa lëshuar asgjë në lojë, pavarësisht se titulli ishte arritur më parë. Keita ishte buzëqeshja e vetme e Ranierit, në atë moment 2-1: pas golit të Galiardinit dhe Shoë të dhuruar nga Sanchez, por që zgjati vetëm një minutë. Sanchez kompletoi dopietën, më pas Pinamonti e Lautaro mbyllën të gjitha llogaritë, 5-1.

I intervistuar nga Sky Sport, trajneri i Interit Antonio Conte ka komentuar për suksesin e sotëm kundër Sampdoria: "Kënaqësia është e jashtëzakonshme, Interi nuk kishte fituar titullin për njëmbëdhjetë vjet dhe është normale që ekziston i gjithë ky entuziazëm edhe nga tifozët. Tifozët kanë pritur shumë gjatë, ne jemi të lumtur ta japim këtë gëzim”.

“Ndeshja e fundit e humbur ishte në Sampdoria, ne po bëjmë diçka të jashtëzakonshme dhe djemtë vazhdojnë të japin gëzim. Ky është një grup që ka një vlerë shumë më të lartë se sa kur mbërrita unë. Investimi që u bë ka dhënë rezultate të shkëlqyera. Unë thashë se kam pritshmëri, mendoj se këto pritshmëri janë përmbushur”.

“Ky është një grup që ka shumë lojtarë të rinj që tani po fitojnë. Ne nuk kemi hequr dorë nga asgjë, sidomos  kur shkuam në krye të renditjes. Fitorja duhet të hyjë në trurin tuaj, u thashë djemve se fitorja duhet të bëhet fiksim ".