RTSH Sport Live

Interi shtyn takimin me fitoren, Ajaksi nuk fal

  • 28/09/2021
  • |
  • Futboll Bota
Interi shtyn takimin me fitoren, Ajaksi nuk fal
Traversa e Barelës, pastaj shumë vuajtje dhe një Pyatov i mahnitshëm në finale: pika e parë për zikaltërit. Golat e Berghuis dhe Haller u japin suksesin holandezëve, të cilët marrin kryesimin në Grupin C.

Interi nuk shkoi përtej 0-0 kundër Shakhtar Donetsk në ndeshjen e dytë të Grupit D të Ligës së Kampionëve dhe shtyu takimin me fitoren e parë evropiane në këtë sezon. Zikaltërit luajtën një pjesë të parë të mire, në të cilën goditën gjithashtu një traversë me Barella. Në pjesën e dytë ata vuajnë nga driblimi i ukrainasve, por që në finale ata duhet të falënderojnë një Pyatov të mahnitshëm në rastet e Correa dhe de Vrij. Zikaltërin kanë vetëm një pikë.

Ajaksi ka arritur të marrë kryesimin në  Grupin C, në kuotën e 6 pikëve pas fitores 2-0 të arritur në shtëpi përballë Besiktas. Skuadra e Ten Hag drejtoi lojën në pjesën e pare. Pas shtyllës së Antony, hollandezët arritën të shënojnë me Berghuis dhe Haller. Ndërkohë,, për skuadrën turke kjo është humbja e dytë radhazi