RTSH Sport Live

Inzaghi dhe e ardhmja te Interi: Nuk jam ndjerë kurrë i pasigurt, qëndroj 100%

  • 23/05/2023
  • |
  • Itali
Inzaghi dhe e ardhmja te Interi: Nuk jam ndjerë kurrë i pasigurt, qëndroj 100%
Trajneri i zikaltërve flet në prag të finales së Kupës së Italisë kundër Fiorentinës: “Ata po kalojnë një periudhë të mirë, por ne dimë si ta përballojmë këtë sfidë”

Interi paraqitet në Olimpico si favorit, Inzaghi synon të sjellë në shtëpi një tjetër trofe te zikaltërit kundër një Fiorentine ambicioze. “Ne përballemi me një ekip që është në gjendje të mirë – nënvizon Simone Inzaghi – do të gjejmë një formacion me vlerë absolute që e meritonte këtë finale, do të jetë një lojë e hapur. Do të duhet të jemi një skuadër me S të madhe, do të jetojmë sipas episodeve, do të duhet të jemi të mirë në drejtimin e lojës në mënyrën e duhur. Nuk do të shpërqendrohemi nga finalja e Champions League, e vetmja gjë që nuk do të mungojë është angazhimi i çmendur që djemtë e mi do të bëjnë në fushë”.

Inter, Inzaghi për të ardhmen - “Unë te Interi 100%? Kurrë nuk jam ndjerë si një punëtor i pasigurt, gjithmonë kam punuar shumë. Ne trajnerët vlerësohemi gjithmonë nga rezultatet që arrijmë, këtë e dimë”.

Para Inzaghit, në konferencën për shtyp ka folur kapiteni i Interit, Samir Handanovic. “Ne e dimë se është një finale – nënvizoi portieri slloven – dhe ne jemi Inter, ne jemi këtu për të ngritur trofe. Vitet e fundit jemi kthyer aty ku meritojmë të jemi. Nuk mund të jap një mendim për këtë sezon sepse kanë mbetur edhe katër ndeshje dhe të gjitha do të jenë vendimtare për arritjen e objektivave”.