Të paktën tre të katërtat e atletëve dhe anëtarëve të ekipeve që do të qëndrojnë në fshatin Olimpik të Tokios do të vaksinohen, ka thënë të mërkurën, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach. "Në këtë moment, rreth 75 përqind e banorëve të fshatit Olimpik janë vaksinuar ose kanë siguruar vaksinimin në kohë përpara Lojërave Olimpike," - tha ai në një takim me zyrtarëve olimpikë.
"Por përpjekjet tona nuk ndalen këtu. Ne kemi arsye për të besuar se kjo shifër do të jetë mbi 80 përqind," shtoi ai. Bach tha gjithashtu se IOC ishte i gatshëm të sillte personel shtesë mjekësor në Lojëra, pasi organizatorët përballen me polemika në Japoni nëse ata do të jenë në gjendje ta shtrijnë më tej sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit gjatë pandemisë.
"IOC i ka ofruar komitetit organizator të “Tokyo 2020”, të ketë personel shtesë mjekësor si pjesë e delegacioneve të Komitetit Olimpik Kombëtar", - tha Bach. Personeli shtesë do të "mbështesë operacionet mjekësore dhe zbatimin e rreptë të masave kundër Covid-19 në Fshatin Olimpik dhe vendet olimpike" - shtoi ai.
Ai nuk dha detaje se sa njerëz mund të përfshihen, por oferta duket se kishte për qëllim të ulte kritikat e vazhdueshme që mjekët e Japonisë nuk mund të përballen me presionin shtesë të krijuar nga Lojërat. Shefi i Tokyo 2020 Seiko Hashimoto tha se organizatorët do ta pranonin ofertën, e IOC duke thënë se kjo do të ishte një ndihmë e madhe drejt ofrimit të Lojërave të sigurta".
Më pak se 10 javë para hapjes së Lojërave, sondazhet tregojnë se shumica e Japonezëve duan që ngjarja të shtyhet më tej ose të anulohet. Japonia po lufton me një valë të re të infeksioneve të koronavirusit dhe vaksinimi në vend po ecën me ritme të ngadalta.