RTSH Sport Live

IOC kërkon vaksinimin e sportistëve para Lojërave Olimpike

  • 07/01/2021
  • |
  • Tokio 2020
IOC kërkon vaksinimin e sportistëve para Lojërave Olimpike
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kërkon vaksinimin e atletëve, për të rritur sa më shumë sigurinë e pjesëmarrësve në Lojërave Olimpike

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar(IOC) po punon që atletët që do marrin pjesë në Lojërat Olimpike të jenë të vaksinuar, si mundësia e vetme që aktiviteti të ketë sigurinë e duhur gjatë zhvillimit në muajin korrik.

Ndërsa insistojnë që, “nuk duam të kërcejmë në radhë”, burimet e IOC bëjnë të ditur që atletët nga e gjithë bota do të gjenden në vendet e para në listën e vaksinimit.

Të gjithë janë të bindur se Lojërat do të zhvillohen këtë verë, në një mënyrë apo në një tjetër, por zhvillimet më të fundit, evidentimi i disa varianteve të reja të Coronavirus, ka sjellë dhe nevojën për një vaksinim të atletëve.

IOC është e vetëdijshme se duhet të shkelë në një vijë të hollë midis garantimit të sigurisë së atletëve dhe kërkesës tepër shtrënguese, dhe kishte disa vetulla të ngritura në Lozanë të martën kur një anëtar i IOC, Dick Pound, sugjeroi se nuk do të kishte protestë publike nëse atletët dilnin të parët në radhë  dhe se "ishte mënyra më reale" për të siguruar që Lojërat Olimpike të Tokios të shkonin përpara.

IOC konfirmoi se do të bënte të gjitha përpjekjet për të pasur sa më shumë pjesëmarrës të huaj të vaksinuar para Lojërave.

“Së bashku me Komitetet Kombëtare Olimpike, ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet në mënyrë që vendet pjesëmarrëse të inkurajojnë dhe ndihmojnë atletët e tyre, zyrtarët e tyre dhe palët e tyre të interesit të vaksinohen para se të vijnë në Japoni”,  tha një burim i IOC për Guardian.

“Ne po e bëjmë këtë, natyrisht, për të kontribuar edhe më shumë në mjedisin e sigurt në Lojëra, por edhe për respekt të popullit japonez, sepse ata duhet të jenë të sigurt se gjithçka po bëhet për të mbrojtur jo vetëm pjesëmarrësit gjithashtu edhe popullin japonez, duke u vaksinuar sa më shumë vizitorë”.