RTSH Sport Live

Iran-SHBA, brenda ose jashtë

  • 29/11/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Iran-SHBA, brenda ose jashtë
Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen në ditën e fundit të fazës së grupeve të Botërorit

Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës luajnë gjithka në ndeshjen vendimtare që pritet për fazën e 16-shes të Kupës së Botës.

Irani arrin në ndeshjen vendimtare pasi bëri debutimin e tij në një humbje 6-2 kundër Anglisë, përpara se të shlyejë gabimin në ndeshjen kundër Uellsit që përfundoi 2-0: golat e Cheshmi dhe Rezaeian mbërritën në rikuperim të plotë dhe lejuan përzgjedhjen e drejtuar nga Queiroz të marrë 3 pikë.

Një natë për të vendosur brenda ose jashtë edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të detyruara të fitojnë për të realizuar ëndrrën e tyre për në 16-she. SHBA, në fakt, kanë marrë vetëm dy pikë deri tani, si rezultat i barazimit 1-1 në debutimin e tyre kundër Uellsi dhe pa gola me Anglinë.

Iran-SHBA do të luhet të martën më 29 nëntor 2022 në stadiumin Al Thumama në Doha në orën 20:00.

IRAN-SHBA

Iran(4-4-2): S. Hosseini; Rezaeian, Pouraliganji, M. Hosseini, Mohammadi; Gholizadeh, Nourollahi, Ezatolahi, Hajisafi; Taremi, Azmoun.

SHBA(4-3-3): Turner; Dest, Zimmerman, Ream, Robinson; Musah, Adams, McKennie; Ëeah, Ëright, Pulisic.