RTSH Sport Live

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Sowe: I lumtur për dopietën kundër Romës

  • 10/12/2020
  • |
  • UEFA Europa League
Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Sowe: I lumtur për dopietën kundër Romës

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, aktualisht në radhët e skuadrë së CSKA Sofia, Ali Sowe ishte protagonist i madh i fitores 3-1 kundër Romës në Europa League me dy golat e shënuar. “Jam ndjerë me të vërtetë i lumtur kur kam parë topin të përfundojë në rrjetë. Ishin disa situate të favorshme për ne, të cilat i shfrytëzuam. Më bën të ndihem i lumtur që arrita të shënoja dy gola kundër Romës, por ky nuk është një fillim apo një fund, duhet të vazhdoj kështu. Duhet të përmirësohem, ashtu siç duhet të përmirësohen të gjithë. Kjo fitore është një burim krenarie, pavarësisht se aventura në Europë ka mbaruar këtu”.