RTSH Sport Live

Islanda, 13 gola Shqipërisë U-17

  • 21/03/2023
  • |
  • Kombëtarja
Islanda, 13 gola Shqipërisë U-17
Tërmet për vajzat kuqezi, që tanimë duhet të mendojnë për një ecuri ndryshe

Islanda në futboll për femra në moshën deri në 17 vjeç, jo vetëm që është kualifikuar për në Ligën A, por ka shënuar një rekord në suksesin e saj ndaj Shqipërisë.

13-0 në ndeshjen e ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa dominimi i Islandës ka qenë i plotë dhe pa asnjë shenjë “frymëmarrje” për vajzat tona. Jo vetëm 13 gola të shënuar, por dhe 19 goditje këndi të ekzekutuara në portën tonë, ndërsa lojtaret islandeze kanë shënuar dy deri në katër gola. Bie në sy Magner Brinja Kristindotir, e cila ka realizuar në të 5’, në të 44’, në të 51’ dhe në të 69’. Më pas firmos dygolëshin e saj Hlinsdotir në të 6’ dhe në të 28’. Po kështu dhe Tringadotir në të 17’ dhe në të 31’. Në pjesën e dytë firmosin për islandezet Baorsdotir, Halldorsdotir, Daviosdotir dhe një dygolësh ishte dhe për kapitenen Hrafnilhidur Asa Halldorsdotir.

Përfundimisht 13-0, kurse Shqipëria e mbyll raundin e dytë të Ligës B, në grupin B4, me zero pikë, zero gola të shënuar dhe 16 të pësuar. Shto dhe tre ndeshjet e luajtura në raundin e parë, atëherë në pesë takime kuqezinjtë e vogla kanë një fitore dhe katër humbje me golaverazin total 11-28. Vend për analiza të thella për të ardhmen e futbollit të femrave në vend.