RTSH Sport Live

Itali/ Grabitet dhe plagoset Roberto Baxho

  • 21/06/2024
  • |
  • Itali
Itali/ Grabitet dhe plagoset Roberto Baxho

Legjenda e Italisë së viteve ’90 është sulmuar në shtëpinë e tij teksa ndiqte ndeshjes mes “të kaltërve” dhe Spanjës. Në tentativën për të vjedhur shtëpinë e Roberto Baxhos, keqbërësit kanë ushtruar dhunë duke i shkaktuar plagë në ballë.

Sipas autoriteteve lokale “Bishtaleci hyjnor” është mbyllur në një dhomë të shtëpisë së bashku me të afërmit e tij për rreth 40’. Pesë keqbërësit janë larguar nga shtëpia e Baxhos, i cili lajmëroi forcat e rendit.