Roberto Mancini komenton shortin e play-off-it për Botërorin 2022 dhe, ndonëse i buzëqeshur, nuk fsheh një shqetësim. "Nuk është një short i kënaqshëm, mund të ishte pak më mirë - tha trajneri italian - Ne dhe Portugalia do të duhet të mundim Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë, një ndeshje e vetme ka gjithmonë gracka. Ne jemi pozitivë. Siç ne do të donim të shmangnim Portugalinë, edhe ata do të donin të njëjtën gjë, nuk ka dyshime”.
Maqedonia e Veriut është kundërshtari i parë. "Maqedonia e Veriut ka bërë një paraqitje të mirë në kualifikuese, do të duhet të luajmë një ndeshje të madhe dhe pastaj do të shohim se ku do të luajmë finalen - tha ai për Rai Sport - do të jetë e rëndësishme për ne që të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, është gjëja më e rëndësishme”.
Mbi thirrjen eventuale të Joao Pedro. "Nuk e di, nuk e kemi diskutuar akoma. Ai është një sulmues i shkëlqyer, por të mos harrojmë se çfarë bënë djemtë 4 muaj më parë."