RTSH Sport Live

Itali, Mancini: Zvicra, nga më të mirat në vazon e dytë

  • 07/12/2020
  • |
  • Boterori Katar 2022
Itali, Mancini: Zvicra, nga më të mirat në vazon e dytë

Shorti për raundet kualifikuese për Kupën Botërore Katar 2022 ishte dashamirës për Italinë(Grupi C: Italia, Zvicra, Irlanda Veriut, Bullgaria dhe Lituania), por Roberto Mancini nuk dëshiron të nënvlerësojë Zvicrën. “Zvicra ishte një nga ekipet më të mira në vazon e dytë. Ata janë një ekip i vështirë, ndërsa të tjerët janë më të përballueshëm. Mund të kishin qenë edhe kokë serie. I vetmi avantazh është se jemi afër: do të jetë një udhëtim i shkurtër”.

“Të gjitha ekipet që do të sfidojmë janë të vështira dhe ndeshjet duhet të luhen. Pastaj në letër, angazhimi me Irlandën e Veriut mund të duket më i lehtë se ai me Zvicrën. Por në ato fusha në dimër nuk është kurrë e lehtë”.