RTSH Sport Live

Italia godet traversën, Nigeria i shënon dy gola

  • 24/05/2023
  • |
  • Futboll Bota
Italia godet traversën, Nigeria i shënon dy gola
Casadei godet traversën në pjesën e parë, afrikanët siguruan fitoren 2-0 në pjesën e dytë

Ndeshja e dytë për Italinë në Grupin D të Kupës së Botës U-20 në Argjentinë. Skuadra e Nunziatas ra 2-0 ndaj Nigerisë. Ndeshje e ekuilibruar në pjesën e parë, me të kaltërit që goditën traversën me Casadei (21'). Në pjesën e dytë afrikanët dolën shumë më mirë, pasi kaluan në avantazh në minutën e 61-të me Salim Figo Lawal-in dhe mbyllën llogaritë në minutën e 95-të me Sunday. Nigeria ngrihet kështu në vendin e parë në grup, me pikë të plota. Italia mbetet me 3 pikë. Në grupin e Italisë, Brazili ka arritur fitoren e parë duke shkatërruar Republikën Domenikane me rezultatin e thellë 6-0.

Në Grupin C, Senegali dhe Izraeli kanë dhuruar një barazim 1-1. Pas një pjese të parë pa gola, sfida u zhbllokua nga një autogol i Ndyaie në minutën e 58-të, ndërsa goli i barazimit u shënua nga Diop në minutën e 80-të. Për të dyja skuadrat vjen pika e parë në këtë kompeticion.

Ndërkohë, në këtë grup, Kolumbia ka rrëmbyer fitoren e dytë duke mundur 2-1 Japoninë dhe duke kryesuar grupin me 6 pikë. Ishin japonezët që kaluan të parët në avantazh me anë të Yamane në minutën e 32-të. Kolumbianët përmbysën gjithcka në pjesën e dytë me golat e Asprilla 53’ dhe Gutierrez 59’. Matsuki për japonezët humbi mundësinë më të mirë për të barazuar rezultatin duke gabuar nga pika e penalltisë në minutën e 83-të.

GRUPI C

GRUPI D