RTSH Sport Live

Italia kalon Kolumbinë dhe shkon në gjysmëfinale

  • 04/06/2023
  • |
  • Futboll Bota
Italia kalon Kolumbinë dhe shkon në gjysmëfinale
Për të kaltërit shënuan Casadei (9'), Baldanzi (38') dhe Francesco Esposito (46'). Torres shënoi golin e amerikanojugorëve në minutën e 49-të

E bukur, konkrete, e autorizuar për të ëndërruar: Italia është në gjysmëfinale të Botërorit U20. Objektiv i arritur për të tretin edicion radhazi, falë fitores së pastër 3-1 ndaj Kolumbisë. Dhe këtë herë – ndryshe nga ajo që ndodhi në dy të mëparshmet – qëllimi është të shkojnë më tej: të enjten në La Plata (23:00) do të gjejnë fituesin e Kore e Jugut-Nigeri (afrikanët ishin të vetmit që e mundën, në grup).

Një ekip i ndërtuar në momentin e fundit, po rezultoi të jetë vërtet i fortë. Gjithçka u zgjidh në 45 minutat e para nga ana e italianëve. I përhershmi Casadei hapi ndeshjen në minutën e 9-të, ndjekur më pas nga golat e Baldanzi 38' dhe Francesco Esposito 46'. Në fillimin e pjesës së dytë Columbia arriti të gjejë rrugën e rrjetës me anë të Torres, por vetëm kaq, Italia festoon fitoren 3-1 dhe kualifikimin në gjysmëfinale.