“Po, ka mundësi që Italia të shkojë në Botërorin e Katarit 2022, një mundësi shumë më konkrete nga sa mendojnë të gjithë. Duket se Ekuadori përdori një lojtar joekuadorian që nuk kishte të drejtë të luante. Dhe për këtë mund të paguaj. Flitet për një mundësi. Nëse po, atëherë duhet të mendojmë për kombëtaren që duhet ta zëvendësojë atë”.
“Ekziston një rregull i FIFA-s që flet për rikthimin dhe ekipin më të lartë në renditje: dhe kjo është sigurisht Italia. Unë bëj tifo për Italinë, sigurisht, por këto janë rregullat e lojës, një lëvizje e tillë nuk do të ishte një gjë e padrejtë”.
Kështu presidenti i Federgolf, Franco Chimenti, foli për 'La politica nel pallone". “Unë do të isha shumë i lumtur dhe të gjithë italianët do të ishin”.