Një Kampion Ballkani dhe një Nënkampion Ballkani. Kjo është paraqitja e atletikës shqiptare në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura në Stamboll. Izmir Smajlaj ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në kërcim së gjati duke u rikonfirmuar si fuqi e madhe në Ballkan.
7.91 centimetra ishte rezultati që i dha Smajlajt Medaljen e Artë, ndërsa vetëm me një centimetër më shumë ka arritur të dalë përpara rumunit Gabriel Bitan, i cili e ka mbyllur garën 7.90 centimetrat.
Në gjashtë kërcime Smajlaj bëri dy faull, kurse rezultatet e tjera i kishte 7.84, 7.65 dhe 7.83, shtuar këtu 7.91 centimetra që i dha medaljen e artë. Ndërkohë Franko Burraj me 47”00 ka zënë vendin e dytë në 400 metra dhe ka merituar medaljen e argjendtë.
Përgjithësisht një paraqitje e mirë për atletikën shqiptare, kurse Smajlaj dhe Burraj janë garanci pse jo për medalje dhe në Kampionatin Europian të sallave të mbyllura në Torun të Polonisë më 4-7 mars.