RTSH Sport Live

Izraeli, trajneri Hazan: Kam besim tek lojtarët

  • 23/09/2022
  • |
  • Futboll Bota
Izraeli, trajneri Hazan: Kam besim tek lojtarët
“Nuk dua të flas për mungesat, pres që stadium të jetë i mbushur me tifozë”

Trajneri i Izraelit, Alon Hazan ka folur në prag të përballjes me Shqipërinë. Një ndeshje e rëndësishme edhe për kundërshtarin e kuqezinjëve, pasi një rezultat pozitiv, përfaqësuesja izraelite do të blindonte vendin e parë. Tekniku ka  ka theksuar se nuk do të përmendë mungesat që ka, pasi kërkon të imponojë lojën e vet siç ka bërë deri më tani.

“Nuk i referohem asnjëherë mungesave të lojtarëve, tha Hazan, “ne kemi lojtarë të mirë për të mbushur boshllëqet. Edhe Shqipëria është plot me lojtarë që luajnë në Evropë. Ne do të bëjmë gjithçka që të marrim tri pikë. Nuk kam dyshim që Shqipëria do të jetë një kundërshtar i fortë, por kam besim të plotë te lojtarët tanë. Kushdo që do të jetë të shtunën në formacion, kam besim se do të bëjnë më të mirën dhe dhe do të na çojnë te fitorja që po presim”.

Hazan më pas kërkoi nga tifozët që të jenë të shumtë në numër dhe të mbushin stadiumin. “Unë mezi pres të shoh stadiumin plot. Detyra jonë e parë është të kthejmë tifozët në stadium. Ne kemi nevojë që ata të na mbështesin gjatë gjithë lojës, gjë që do të jetë një faktor domethënës. Nëse një tjetër lojtar mungon, ka zëvendësues, por jo për tifozët”.