RTSH Sport Live

Ja sa para grumbullon skuadra fituese e Champions

  • 28/05/2022
  • |
  • Futboll Bota
Ja sa para grumbullon skuadra fituese e Champions
Për spanjollët, nëse triumfojnë, shifra më e lartë: 141.5 milionë euro. Britanikët do të mblidhnin “vetëm” 128 milionë

Gjithçka është gati në Paris për finalen e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid. Një sfidë që do t'i japë klubit fitues prestigj dhe shumë para. Nëse do të ketë sukses, Real Madridi do të grumbullojë një shifër prej 141.5 milionë euro. Pak më dobët për Liverpool, i cili do të dërgonte në shtëpi pak më shumë se 128 milionë euro. Ajo që bën diferencën është renditja dhjetëvjeçare, që për britanikët ështëmë e ulët.

Rruga në Champions League tashmë ka sjellë në arkat e klubeve 15.64 milionë euro si bonus të thjeshtë pjesëmarrjeje. Këtyre i shtohen edhe paratë e fituara nga rezultatet e marra në grupe: 18 milionë për Liverpoolin (që kanë marrë shumën e plotë), 15 për Real Madrid.

Duke mbledhur dhe përfitimet nga sukseset e arritura në 16-she, çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale e madhe, që do të zhvillohet sonte në Stade de France, arrijmë në një shumë shumë të lartë: 81.84 milionë për djemtë e Klopp, 78, 84 për ata të Ançelotit.

Këtyre shifrave u shtohen edhe paratë të tjera, sidomos ato të ardhura nga fitorja në finale dhe pjesëmarrja në Superkupën e Europës (4.5 milionë e 3.5 milionë). Ajo që bën diferencën është renditja historike: 22.75 milionë për anglezët, kundrejt 36, 4 për Real Madridin, shifra më e lartë e mundshme mes skuadrave pjesëmarrëse.